MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z.Ramadan Troci
928
post-template-default,single,single-post,postid-928,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z.Ramadan Troci

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 2 regjistër (JR) Nr. 26 i vendimit

Datë 08.01.2019 Datë 21.10.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga:

Ardian Hajdari Kryesues

Ina Rama Relatore

Natasha Mulaj Anëtare

Luan Daci Anëtar

Sokol Çomo Anëtar

− mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më datë 21.10.2019, ditën e hënë, në orën 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhgueses Ndërkombëtare Elka Ermenkova, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Ramadan Troci, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 77, datë 15.11.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni F i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 62, 63 e vijues të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), shqyrtoi pretendimet e kërkimet e subjektit të rivlerësimit të paraqitura në ankim dhe parashtrimet e tij, i cili bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 77, date 15.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë, dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Ina Rama, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 77, datë 15.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 21.10.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment