
03 Jul KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z.Fatos Qato
GJYKATA KUSHTETUESE
KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
Nr. 7 regjistër (JR) Nr. 29 i vendimit
Datë 11.02.2019 Datë 08.11.2019
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:
Ina Rama Kryesuese
Natasha Mulaj Relatore
Ardian Hajdari Anëtar
Luan Daci Anëtar
Rezarta Schuetz Anëtare
– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më datë 08.11.2019, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Hans Kijlstra, me Sekretare Gjyqësore Adelajda Hiska, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 07, date 11.02.2019, që i përket:
ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Fatos Qato, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 87, datë 17.12.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
BAZA LIGJORE: Neni F i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 63 dhe 66, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,
pasi shqyrtoi çështjen në tërësi në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Natasha Mulaj, analizoi shkaqet e ankimit të subjektit të rivlerësimit, si dhe pasi e bisedoi atë,
PËR KËTO ARSYE,
trupi gjykues i Kolegjit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
VENDOSI:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 87, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Qato.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2019.
No Comments