MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: KOMISIONERI PUBLIK DARIEL SINA
948
post-template-default,single,single-post,postid-948,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: KOMISIONERI PUBLIK DARIEL SINA

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 13 regjistër (JR) Nr. 14 i vendimit

Datë 07.09.2018 Datë 09.07.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Natasha Mulaj Kryesuese

Rezarta Schuetz Relatore

Luan Daci Anëtar

Ina Rama Anëtare

Albana Shtylla Anëtare

− mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 09.07.2019, ora 09:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhgueses Ndërkombëtare Marie Tuma, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 13, datë 07.09.2018, që i përket:

ANKUES: Komisioneri Publik Darjel Sina.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 32, datë 05.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alma Brati.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës, neni C, pika 2 dhe neni F, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës, neni 63 i ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë publike, me praninë e palëve, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi Komisionerin Publik, i cili përfundimisht bazuar në nenin 66, germa “b” dhe nenin 61, pika 3 e ligjit nr.84/2016 kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 32, datë 05.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Seancat janë zhvilluar më: 13.12.2018, 18.12.2018, 05.02.2019, 11.03.2019, 25.03.2019, 12.04.2019, 26.04.2019, 22.05.2019, 05.06.2019, 17.06.2019, 02.07.2019. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 09.07.2019. Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Brati, dhe shkarkimin e saj nga detyra, dëgjoi subjektin e rivlerësimit, i cili kërkoi përfundimisht lënien në fuqi të vendimit objekt shqyrtimi, dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Rezarta Schuetz, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në ligjin e zbatueshëm për çështjen, sipas nenit 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 32, datë 05.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
  2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 09.07.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment