MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Piro Samara
795
post-template-default,single,single-post,postid-795,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Piro Samara

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

249 VENDIMI

Tiranë, më 06.03.2020

VENDIM

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Pamela Qirko Kryesuese

Etleda Çiftja Anëtare

Lulzim Hamitaj Relator

Të asistuar gjatë procesit të vendimmarrjes nga sekretarja gjyqësore Anisa Duka, pas shortimit të shpërndarjes së çështjes dhe caktimit të kryesuesit, më datë 16.01.2020, ora 14:00, në mjediset e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, më datë 06.03.2020, mori në shqyrtim, mbi bazë dokumentesh, çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit:

  1. Z. Piro Samara – Inspektor pranë ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë

BAZA LIGJORE : Neni 179/b, pika 3, e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative; Neni 14 e 57 i ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Neni 64, germa c) e ligjit nr. 96/2016.

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenet 14 e 57 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative dhe nenin 64, germa c) e ligjit nr. 96/2016,

V E N D O S I:

  1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për z. Piro Samara, me funksion Inspektor pranë ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të nisë ose duhet të konsiderohet i pushuar.
  2. Ky vendim u njoftohet z. Piro Samara, Komisionerëve Publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
  3. Ankimi kundër këtij vendimi bëhet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga z. Piro Samara dhe/ose Komisioneri Publik, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Tags:
,
No Comments

Post A Comment