MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMITZ. Petraq Dhimitri
847
post-template-default,single,single-post,postid-847,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMITZ. Petraq Dhimitri

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 354 Akti                                           Nr. 271 Vendimi

Tiranë, më 6.7.2020

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Pamela Qirko Kryesuese

Roland Ilia Relator

Brunilda Bekteshi Anëtare

asistuar gjatë procesit të vendimmarrjes nga sekretarja gjyqësore, znj. Gledis Hajdini, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, z. Branko Hrvatin, në datën 6.7.2020, mori në shqyrtim, mbi bazë dokumentesh çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Z. Petraq Dhimitri, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Neni “G” i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrativ i Republikës së Shqipërisë”; Vendimi nr. 78, datë 12.12.2017, i Gjykatës Kushtetuese.

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin G, të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 57, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Petraq Dhimitri, është ndërprerë.
  2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
  3. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij.
  5. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall në Tiranë, në datën 6.7.2020.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment