MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT z. Shkëlzen Cena
835
post-template-default,single,single-post,postid-835,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT z. Shkëlzen Cena

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 128 Akti                                           Nr. 160 Vendimi

Tiranë, më 14.6.2019

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Lulzim Hamitaj Kryesues

Brunilda Bekteshi Relatore

Firdes Shuli Anëtar

asistuar nga sekretare gjyqësore, znj. Denisa Kosta, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, znj. Mia Roessingh, në Tiranë, në datën 5.6.2019, ora 9:30, mori në shqyrtim në seancë dëgjimore publike çështjen që i përket:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Subjekti i rivlerësimit, z. Shkëlzen Cena, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, përfaqësuar personalisht.

OBJEKTI: Rivlerësimi kalimtar i subjektit të rivlerësimit.

BAZA LIGJORE: Neni 179/ b, paragrafi 5 dhe neni Ç, paragrafi 1 dhe nenet D, DH dhe E të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998; “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”; Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”; Ligji nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

TRUPI GJYKUES I KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT,

pasi dëgjoi arsyetimin ligjor dhe rekomandimin e relatores së çështjes, znj. Brunilda Bekteshi, mori në shqyrtim dhe analizoi provat shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit për të provuar të kundërtën e rezultateve të hetimit kryesisht, si dhe shqyrtoi e analizoi çështjen në tërësi

PËR KËTO ARSYE:

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar, në pikën 5 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, në bazë të nenit 58, pika 1, germa “c” dhe pikave 3, dhe 5 të nenit 61 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Shkëlzen Cena, me funksion prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
  2. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  3. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
  4. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall në Tiranë, në datën 14.6.2019

Tags:
,
No Comments

Post A Comment