MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Elona Kana
833
post-template-default,single,single-post,postid-833,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Elona Kana

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 23 regjistër (JR)      Nr. 39 i vendimit

Datë 26.06.2020           Datë 21.12.2020

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Ina Rama Kryesuese

Rezarta Schuetz Relatore

Albana Shtylla Anëtare

Ardian Hajdari Anëtar

Natasha Mulaj Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më datë 21.12.2020, ditën e hënë, në orën 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Gerrit Sprenger, me Sekretare Gjyqësore Anisa Sejdini, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Znj. Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.233, datë 03.02.2020.

BAZA LIGJORE: Neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni F i Aneksit të Kushtetutës; nenet 6 dhe 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; neni 14 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike; dhe nenet 62, 63, 64, 65 e 66 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), shqyrtoi shkaqet dhe pretendimet e subjektit të rivlerësimit të paraqitura në ankim, dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Rezarta Schuetz, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 233, datë 03.02.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Kana.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.12.2020.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment