MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Agim Bendo
845
post-template-default,single,single-post,postid-845,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Agim Bendo

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 9 regjistër (JR)      Nr. 40 i vendimit

Datë 13.02.2020          Datë 22.12.2020

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Ardian Hajdari Kryesues

Natasha Mulaj Relatore

Albana Shtylla Anëtare

Rezarta Schuetz Anëtare

Sokol Çomo Anëtar

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 22.12.2020, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Steven Kessler, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 9/2020, date 13.02.2020, që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Z. Agim Bendo, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, i përfaqësuar sipas prokurës së posaçme me nr. {***} rep., nr. {***} kol., datë 14.12.2020, nga Av. Boiken Bendo, me licencë nr. {***}.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Tiranë.

BAZA LIGJORE: Ligji nr. 84, datë 30.08.2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, neni 56, 57 e vijues; neni 64 e vijues i ligjit nr. 96, datë 06.10.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 127/1, germa “c”, neni 139, pika 1 germa “c” dhe neni G i Aneksit të Kushtetutës.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore publike, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), shqyrtoi shkaqet e ankimit dhe parashtrimet e subjektit të rivlerësimit nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, duke hequr si të pabazuar urdhërimin në pikën 2 të dispozitivit të këtij vendimi, dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Natasha Mulaj, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agim Bendo.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.12.2020.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment